Shkurt 26, 2020 14:24 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerikanët të mendojnë për vdekjen e mijëra qytetarëve të tyre nga gripi

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit reagoi ndaj deklaratave ndërhyrëse të funksionarëve amerikanë në lidhje me çështjet e brendshme të Iranit dhe deklaroi se amerikanët më mirë është të mendojnë për vdekjen e mijëra qytetarëve të tyre nga gripi.

Vlen të theksohet se sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka pretenduar se Amerika është shumë e shqetësuar që Irani ndoshta ka fshehur detaje në lidhje me përhapjen e virusit Korona.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë theksoi se virusi Korona nuk duhet të shndërrohet në një armë për armiqtë për ta pushuar punën në sektorë të ndryshëm të prodhimit në vend dhe shtoi: “Statistikat tregojnë se gjatë viteve të fundit saktësisht në Amerikë me dhjetëra mijëra persona kanë humbur jetën për shkak të llojeve të ndryshme të gripit. Amerikanët dhe armiqtë e Iranit gjatë dy viteve të kaluara, me sanksione dhe propagandën e tyre gjithnjë kanë synuar të mbyllin sektorët e prodhimit dhe të ndërpresin aktivitetet ekonomike në Iran, mirëpo me vigjilencën e popullit iranian, janë neutralizuar këto komplote”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Irani ka menduar dhe marrë masat e nevojshme përkatëse për t’u përballur me virusin Korona, theksoi: “Edhe virusi Korona do të tejkalohet dhe zhduket me bashkëpunimin dhe koordinimin mes popullit dhe institucioneve shtetërore të Iranit”.

 

Tags

Komente