Shkurt 26, 2020 20:53 Europe/Tirane
  • Ngushëllim me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Hadi (a.s)

Dita e nesërme ( E enjte), 3 Rexhep i vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 27 shkurt 2020, është përvjetori i martirizimit të Imam Hadi (a.s.), nipit të nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Në natën e martirizimit të Imam Hadit (as), në mbarë Iranin islamik, populli besimtar iranian organizon ceremoni përkujtimore për nder të Imamit të 10-të të myslimanëve shi'itë. Imam Ali bin Muhamed (a.s.) i njohur me epitetin Hadi dhe Naki, është një prej personaliteteve të mëdha fetare i cili është martirizuar më datën 3 rexheb ose sipas një transmetimi tjetër më datën 25 xhemadil-akhar në qytetin Samera të Irakut të sotëm. Imam Hadi (a.s.) pas martirizimit të babait të tij Imam Muhamed Taghi (a.s.), mori përgjegjësinë e Imametit ndërkohë që kishte vetëm 8 vjet dhe pesë muaj. Prandaj, Imam Hadi (a.s.) ashtu si babai i tij, në moshën e fëmijërisë arriti në pozitën e Vilajetit dhe për 33 vjet kreu përgjegjësinë e Imametit deri ditën kur u martirizua. Imam Hadi (a.s.), ashtu si imamët e tjerë shi'itë, arriti në shkallën e lartë të martirizimit. Trupi i Imam Hadit (a.s.) u varros në shtëpinë e tij, saktësisht në vendin ku ai kryente adhurimin. Më pas varri i tij u bë një prej vendeve vizituese për dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) dhe për myslimanët shiitë në qytetin Samera të Irakut. Duke kujtuar këtë thënie të bukur të Imam Hadit (a.s.) e cila thotë: "Edukata është mirësia më e bukur", RTV i RII, me rastin e përvjetorit të martirizimit të këtij imami, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës.

 

Tags

Komente