Shkurt 27, 2020 13:13 Europe/Tirane
  • Iran, 26 persona kanë humbur jetën nga virusi Korona

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se statistikat më të fundit tregojnë se në Iran janë konfirmuar 245 persona të infektuar me virusin Korona dhe numri i viktimave të shkaktuar nga ky virus ka shkuar në 26 persona.

Kijanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, të enjten në konferencën e tij për shtyp, ka publikuar statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Korona në Iran.

Ai ka thënë: “Nga dita e kaluar deri më tani si pasojë e shtimit të numrit të laboratorëve për diagnostikimin e virusit Korona, janë konfirmuar 106 raste të persona të tjerë të infektuar me këtë virus dhe në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 7 persona si pasojë e këtij virusi. Në përgjithësi numri i personave të infektuar me këtë virus ka shkuar në 245 persona dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 26 persona si pasojë e infektimit me këtë virus”.  

 

Tags

Komente