Shkurt 27, 2020 13:22 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik vlerëson punën e personelit mjekësor në përballje me virusin Korona

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka vlerësuar punën e ministrit të shëndetësisë, bashkëpunëtorëve të tij, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit mjekësor të spitaleve në përballje me virusin Korona në Iran.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e enjte në takim me Dr. Sejed Alireza Marandij, kryetarin e Akademisë së Shkencave Mjekësore të Iranit, ka vlerësuar lartë punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkëpunëtorëve të ministrit, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit mjekësor të spitaleve në përballje me virusin Korona në Iran.

Ajetullah Khamenei në këtë takim deklaroi: “Kjo është një punë shumë e çmuar dhe tregon në mënyrë të qartë pozitën e dhe rolin e lartë autoriteteve mjekësore dhe infermiere në shoqëri”.

Vlen të theksohet se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se statistikat më të fundit tregojnë se në Iran janë konfirmuar 245 persona të infektuar me virusin Korona dhe numri i viktimave të shkaktuar nga ky virus ka shkuar në 26 persona.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani mbi 81 mijë persona në të gjithë botën janë infektuar me virusin Korona dhe si pasojë e këtij virusi deri më tani kanë humbur jetën mbi 2700 persona në vende të ndryshme të botës.

 

Tags

Komente