Shkurt 28, 2020 14:21 Europe/Tirane
  • Në Iran përmirësohet gjendja e 73 personave të infektuar me virusin Korona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 73 persona të infektuar me virusin Korona në Iran janë përmirësuar dhe janë liruar nga spitali.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ditën e premte në konferencën për shtyp tha: “Sipas analizave të bëra në lidhje me rastet e dyshuara për korona virus, është konfirmuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 388 persona, ndërsa deri më tani për fat të keq si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën 34 persona në Iran”.

Xhahanpur shtoi: “Mosha mesatare e personave të shtrirë në spital si pasojë e infektimit me virusin korona është mosha 50 vjeçare ndërsa mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi në Iran është 60 vjeçare”.

Vlen të theksohet se sipas statistikave të OBSH-së, deri më tani mbi 83000 persona në botë janë infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër mbi 36000 persona janë përmirësuar, ndërsa kanë humbur jetën mbi 2800 persona.

 

Tags

Komente