Shkurt 28, 2020 14:32 Europe/Tirane
  • Anulohet ceremonia e namazit të së premtes në 23 provinca të Iranit

Organizimi i ceremonisë së namazit të së premtes këtë javë është anuluar në disa provinca të Iranit ku është përhapur virusi Korona.

Këshilli për Organizimin e Ceremonisë së Namazit të së Premtes me anë të një deklarate, ka deklaruar se organizimi i ceremonisë së namazit të së premtes këtë javë në qendrat e 23 provincave të Iranit është anuluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Korona.

Sipas kësaj deklarate, ceremonia e namazit të së premtes në qytetet dhe rrethet e tjera në të gjithë Iranit organizohet duke respektuar rregullat e higjienës.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ditën e premte në konferencën për shtyp tha: “Sipas analizave të bëra në lidhje me rastet e dyshuara për korona virus, është konfirmuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 388 persona, ndërsa deri më tani për fat të keq si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën 34 persona në Iran”.

Vlen të theksohet se sipas statistikave të OBSH-së, deri më tani mbi 83000 persona në botë janë infektuar me virusin Korona dhe nga kjo shifër mbi 36000 persona janë përmirësuar, ndërsa kanë humbur jetën mbi 2800 persona.

 

Tags

Komente