Shkurt 28, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • Prezantohet “Shahnameja” më e madhe në botë

Shahnameja më e madhe në botë me peshë 32 kg është prezantuar në kryeqytetin e Indisë pas një pune gjashtë vjeçare në shkrimin dhe hartimin e saj.

Shahnameja është kryevepra e poetit të madh iranian Abul-Kasem Ferdosi

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi të gjitha lëndët përbërëse të Shahnames më të madhe në botë si letra, kopertinat, por edhe sënduku, janë të prodhuar nga artistit dhe mjeshtrit indianë dhe iranianë.

Pesha e këtij libri pa sëndukun, është 32 kilogram dhe gjatësia e tij është 90 centimetra ndërsa gjerësia e tij është 50 centimetra dhe duke llogaritur edhe kutinë e tij, arrin peshën 50 kilogram.

Kaligrafinë e kësaj vepre të madhe e ka punuar artisti indian i njohur Shamim Ahmed.  

Ceremonia e prezantimit të Shahnames më të madhe në botë është zhvilluar me pjesëmarrjen e ambasadorit të Iranit, rektorëve të universiteteve të Indisë dhe profesorëve indian të gjuhës dhe letërsisë persiane dhe shumë aktivistë dhe dashamirës të gjuhës dhe letërsisë persiane në Nju Delhi të Indisë.

Poeti i njohur persian Ferdosi ka lindur në vitin 329 hixhri kameri (940 të erës së re) në qytetin Tus të Iranit.

Poeti iranian Ferdosi gjatë jetës së tij 80 vjeçare ka krijuar kryeveprën e rëndësishme të gjuhës dhe letërsisë persiane e cila përbëhet nga rreth 50000 vargje poetike dhe përmban tregimet dhe legjendat kombëtare dhe historike të Persisë së lashtë.

 

Tags

Komente