Mars 09, 2020 20:55 Europe/Tirane
  • Pretendimi amerikan,

Ministri iranian i Naftës, Bizhan Namdar Zanganeh, denoncoi Shtetet e Bashkuara për pretendimet se importi i ilaçeve dhe mallrave të tjera humanitare nga Irani janë përjashtuar nga sanksionet e njëanshme të Uashingtonit, duke i cilësuar të tilla pretendime si "një gënjeshtër shumë e madhe".

Zanganeh në një intervistë me agjencinë Bloomberg të botuar të hënën tha se duart e Iranit janë të lidhura kur bëhet fjalë për blerjen e ilaçeve dhe ushqimeve nga jashtë, sepse sanksionet amerikane kanë penguar shitjen e naftës si burimin kryesor të të ardhurave për qeverinë iraniane. "Është një gënjeshtër shumë e madhe," tha Zanganeh, duke shtuar: "A mendojnë ata që kemi miliarda dollarë në depozitë në bankat ndërkombëtare për t'i përdorur ato për të blerë ushqim dhe ilaçe?" Zanganeh tha se sanksionet amerikane kanë synuar posaçërisht popullin iranian dhe jo vetëm qeverinë e vendit. Ai tha se amerikanët duhet të fajësohen për vështirësimin e jetës për iranianët, veçanërisht për të varfërit. "Unë besoj ... se në të ardhmen ata duhet të akuzohen në një gjykatë penale," tha ministri iranian i Naftës. Organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë kanë kërkuar që SHBA të heqin sanksionet dhe të lejojnë Iranin të importojë ilaçet dhe pajisjet mjekësore që i nevojiten për të luftuar koronavirusin.

 

Tags

Komente