Mars 24, 2020 11:24 Europe/Tirane
  • Iran, kurohen rreth 9.000 persona të infektuar me virusin Korona, shkon në 1.934 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 8.913 persona të infektuar me virusin Covid-19 në Iran, janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit sot në konferencën për shtyp tha: "Deri më tani në Iran pas kryerjes së testit elementar për mbi 41 milionë qytetarë, janë regjistruar 24.811 persona të infektuar me virusin Korona Covid-19. Për fat të keq në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 122 persona si pasojë e këtij virusi dhe në përgjithësi numri i viktimave të shkaktuara nga ky virus në Iran ka shkuar në 1.913 persona". 

Xhahanpur shtoi: "Deri më tani mbi 41 milionë qytetarë kanë marrë pjesë në projektin vullnetar kombëtar për t'u përballur me përhapjen e virusit Korona duke kryer testet fillestare dhe rastet e dyshimta janë dërguar në spital".

Vlen të theksohet se virusi Korona që filloi të përhapet në dhjetorin e vitit të kaluar nga qyteti Wuhan i Kinës, aktualisht është përhapur në 195 vende të botës.

Vlen të theksohet se numri i  personave të infektuar me këtë virus në gjithë botën ka shkuar rreth në 386 mijë njerëz ,numri i të vdekurve ka arritur në rreth 16.000 njerëz dhe rreth 102 mijë persona janë kuruar.

Tags

Komente