Mars 25, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Sot në të gjithë Iranin zhvillohet manovra e mbrojtjes nga sulmet biologjike

Komandanti i forcave tokësor të gardës revolucionare të Iranit ka thënë se sot në të gjithë Iranin do të mbahet manovra e luftës kundër sulmeve biologjike dhe operacioni për të pastruar ambientin.

Muhamed Pakpur komandanti i forcave tokësore të gardës revolucionare ditën e martë në një konferencë për shtyp ka thënë: Kjo manovër do të organizohet me kapacitet të plotë në të gjitha spitalet e improvizuara dhe spitalet e tjera dhe janë caktuar 3 mijë pika në të gjithë vendin dhe 100 pika në të gjithë Teheranin të cilat do të pastrohen dhe dezinfektohen. Gjeneral Pakpur ndër të tjera shtoi se kjo manovër do të shfrytëzojë mundësitë e 19 bazave dhe të më shumë se 100 brigadave të forcave tokësore për të pastruar dhe dezinfektuar pikat dhe qendrat e përcaktuara me qëllim çrrënjosjen e virusit korona. Komandanti i forcave tokësore të gardës revolucionare gjithashtu bëri të ditur përdorimin e dhjetëra mijëra forcave të cilat janë angazhuar në të gjitha hyrjet dhe daljet e qyteteve dhe zonave të banuara. Forcat e armatosura të Iranit së bashku me masat e marra nga ministria e shëndetësisë janë angazhuar për të zbuluar para kohe personat e prekur nga virusi korona me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi në shoqëri. Vlen të theksohet se deri tani nga virusi korona në botë janë infektuar më shumë se 395 mijë persona prej të cilëve 103 mijë janë përmirësuar dhe mbi 17 mijë kanë humbur jetën.

Tags

Komente