Mars 25, 2020 11:23 Europe/Tirane
  • Iran, kurohen mbi 9 mijë persona të infektuar me virusin Korona, shkon në 1.077 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 9.625 persona të infektuar me virusin Covid-19 në Iran, janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit sot në konferencën për shtyp tha: "Deri më tani në Iran janë regjistruar 27.017 persona të infektuar me virusin Korona Covid-19. Për fat të keq në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 143 persona si pasojë e këtij virusi dhe në përgjithësi numri i viktimave të shkaktuara nga ky virus në Iran ka shkuar në 2077 persona". 

Xhahanpur shtoi: "Deri më tani mbi 47 milionë qytetarë kanë marrë pjesë në projektin vullnetar kombëtar për t'u përballur me përhapjen e virusit Korona duke kryer testet fillestare dhe rastet e dyshimta janë dërguar në spital".

Vlen të theksohet se virusi Korona që filloi të përhapet në dhjetorin e vitit të kaluar nga qyteti Wuhan i Kinës, aktualisht është përhapur në rreth 200 vende të botës.

Vlen të theksohet se numri i  personave të infektuar me këtë virus në gjithë botën ka shkuar rreth në 428 mijë njerëz ,numri i të vdekurve ka arritur në rreth 19.000 njerëz dhe rreth 109 mijë persona janë kuruar.

Tags

Komente