Mars 25, 2020 13:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: Në Këshillin e Sigurimit është paraqitur një plan për heqjen e sanksioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në Këshillin e Sigurimit të OKB është paraqitur kjo çështjeje që të miratohet një rezolutë për heqjen e të gjitha sanksioneve në rrethanat aktuale të përballjes me virusin Korona.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka filluar një iniciativë të mirë për të drejtuar opinionin publik me moton “Jo sanksioneve” dhe shtoi: “Po bëhet përpjekje që pasuritë e bllokuara të Iranit në vendet e ndryshme të lirohen dhe janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim”.

Ruhani shtoi: “Republika Islamike e Iranit në bazë të mundësive dhe kushteve që ka, nëse një vend do të kërkojë ndihmë, do të bashkëpunojë dhe do të mundohet t’i ofrojë ndihmë, por edhe do të pranojë ndihmat e vendeve të tjera edhe në kuadër të politikave të Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Vlen të theksohet se sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës që përfshinë artikujt themelor por edhe medikamentet dhe pajisjet mjekësore, kanë shkaktuar probleme të[ shumta për popullin e Iranit sidomos në përballjen me virusin Korona.

Tags

Komente