Mars 25, 2020 17:43 Europe/Tirane
  • Sanksionet e paligjshme amerikane ndaj Iranit rrezikojnë jetën njerëzore jo vetëm në Iran

Përfaqësuesi i Iranit në OKB tha se sanksionet e SHBA kundër Iranit kanë rrezikuar "jetën e shumë njerëzve jo vetëm në Iran, por edhe në të gjithë globin".

Vazhdimi i sanksioneve ilegale të SHBA-së mbi Iranin do të ndikojë negativisht në aftësinë e Iranit për të luftuar pandeminë. Si pasojë, populli iranian do të vuajë më shumë si rezultat i kësaj politike të falimentuar, ashtu si edhe kombet e tjera të ndërlidhur në planetin tonë, "tha Maxhid Takht Ravançi në një opinion të botuar të Mërkurën nga USA Today. "Insistimi i SHBA-së për të vazhduar madje edhe për të intensifikuar politikën e sanksioneve nuk është vetëm imorale dhe kundër ligjit ndërkombëtar, por gjithashtu rrezikon jetën e shumë njerëzve jo vetëm në Iran, por edhe në të gjithë globin," vuri në dukje diplomati i lartë iranian. Ai theksoi gjithashtu se megjithëse Irani po përjeton një gjendje të mirë për sa i përket aftësive mjekësore në krahasim me vendet e tjera, ai është "më pak i pajisur sesa të tjerët " në luftën kundër covid-19. Nën presionin e SHBA, miliarda dollarë para të naftës së Iranit dhe fonde të tjera po mbahen në disa vende në një kohë kur ato nevojiten urgjentisht për ilaçe dhe pajisje mjekësore në luftën kundër koronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë rreth 2,000 iranianë.

 

Tags

Komente