Mars 25, 2020 18:19 Europe/Tirane
  • Zarif: BE të mbështesë Iranin në luftimin e COVID-19

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlić-Radman në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif shprehu mbështetjen e BE për Iranin në luftimin e koronavirusit dhe informoi për disa nga vendimet e marra për heqjen e barrierave financiare.

Grlić-Radman vendi i të cilit është kryetari u radhës i Bashkimit Evropian prezantoi informacione rreth vendimeve të fundit të marra në një video-konferencë të ministrave të jashtëm të BE të hënën. Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në këtë bisedë telefonike theksoi se në kushtet e krizës globale të Covid-19, BE duhet të distancohet nga politikat sanksionuese të SHBA kundër Iranit dhe të përkrahë Iranin në këtë situatë alarmante. Irani ka ndërmarrë hapa të shumtë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, nga mbyllja e shkollave dhe universiteteve deri në anulimin e tubimeve kulturore dhe fetare. Gjithashtu Irani është duke dezinfektuar dhe sanitarizuar vazhdimisht vendet publike.

 

Tags

Komente