Mars 26, 2020 11:44 Europe/Tirane
  • Iran, kurohen mbi 10.457 mijë persona të infektuar me virusin Korona, shkon në 2.234 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani në Iran janë konfirmuar 29.406 persona të infektuar me virusin Covid-19, nga kjo shifër 2.234 persona kanë vdekur dhe 10.457 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.

Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit sot në konferencën për shtyp tha: "Në 24 orët e fundit në bazë të rezultateve të analizave të kryera në laboratorë në Iran janë regjistruar edhe 2.389 persona të infektuar me virusin Korona Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkruar në 29.406 persona. Për fat të keq në 24 orët e kaluara kanë humbur jetën 157 persona si pasojë e këtij virusi dhe në përgjithësi numri i viktimave të shkaktuara nga ky virus në Iran ka shkuar në 2.234 persona". 

Tags

Komente