Mars 26, 2020 13:06 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Deklaratat e amerikanëve për të ndihmuar popullin e Iranit, gënjeshtër dhe mashtrim

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se deklaratat dhe pretendimet e amerikanëve për ta ndihmuar popullin e Iranit, janë vetëm mashtrim dhe gënjeshtra kurse Irani nuk ka nevojë fare për ndihmën e atyre.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, sot (të enjten) gjatë manovrës së përgjithshëm të mbrojtjes biologjike dhe operacioneve për spastrimin e ambientit të martirëve mbrojtës të shëndetit në Teheran, tha: “Autoritetet amerikane gjithmonë janë armiq të popullit të Iranit”.

Gjeneral Salami duke thënë se presidenti amerikan e ka quajtur popullin iranian “terrorist” dhe po ushtron presion me anë të kërcënimeve dhe sanksioneve ndaj popullit iranian, shtoi: “Autoritetet amerikane kanë bërë përpjekje që të krijojnë sa më shumë probleme për popullin iranian, por nuk kanë qenë të suksesshëm. Nëse populli i Amerikës ka nevojë për ndihmë, Irani është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë popullin amerikan”.  

 

Tags

Komente