Mars 27, 2020 10:04 Europe/Tirane
  • Mousavi: Levinson shumë vite më parë është larguar nga territori iranian

Zëdhënësi i MPJ të Iranit duke reaguar ndaj lajmit për vdekjen e Robert Levinson ka thënë: Levinson shumë vite më parë është larguar nga territori iranian në drejtim të paditur.

Robert Levinson u zhduk në vitin 2007 në kohën kur si një punonjës në pension i departamentit të FBI për luftën kundër organizatave kriminale po mblidhte informacione në Iran. Associated Press në dhjetor 2013 ka raportuar se Levinson ishe duke punuar për një projekt të pakonfirmuar për CIA-n amerikane. Abas Mousavi zëdhënës i MPJ të Iranit pasi ka shprehur keqardhjen për familjen e Levinson ka thënë: Sipas dokumenteve zyrtare personi në fjalë shumë vite më parë është larguar nga territori iranian në drejtim të pacaktuar dhe këtë e ka pohuar edhe ish sekretari amerikan i shtetit. Mousavi shtoi se gjatë këtyre viteve Irani ka bërë përpjekje të shumta për të dokumentuar fatin e saktë të Levinson por nuk është gjetur asnjë shenjë që të tregojë se ai është gjallë. Nëse Amerika ka gjetur prova që vërtetojnë vdekjen e Levinson, për e shfrytëzuar çështje për interesa politike dhe pa keqpërdorur ndjenjat e familjarëve të tij, të parashtrojë hapur çështjen në fjalë, shtoi ndër të tjera zëdhënësi Mousavi.

Tags

Komente