Mars 27, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Zarif kërkon lirimin e shkencëtarëve iranianë të burgosur në burgjet e tmerrshme të SHBA

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif i kërkoi Shteteve të Bashkuara të lirojnë shkencëtarët e pafajshëm iranianë të burgosur në ambiente të tmerrshme në SHBA në mesin e pandemisë së koronavirusit.

"SHBA-ja ka marrë peng disa shkencëtarë iranianë - pa asnjë akuzë ose me akuza të pabaza dhe nuk po i liron ata; edhe kur gjykatat amerikane kundërshtojnë akuzat absurde", shkroi të premten Zarif në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Mes pandemisë, administrata amerikane madje ka refuzuar shërbimet mjekësore për iranianët e pafajshëm të burgosur në ambiente të tmerrshme, shtoi ai. "Lironi njerëzit tanë," tha diplomati i lartë iranian duke iu drejtuar Shtëpisë së Bardhë. Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë të shantazhimit të iranianëve dhe irano-amerikanëve në SHBA, shumë prej të cilëve kanë qenë shkencëtarë dhe akademikë të akuzuar për shkeljen e sanksioneve amerikane kundër Iranit.

 

Tags

Komente