Mars 28, 2020 19:25 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare ka zgjeruar shtrirjen e saj

Sot, Trupat e Gardës Revolucionare jo vetëm që mbrojnë sigurinë dhe dinjitetin e Iranit, por edhe të gjithë atyre që janë në territoret e Umetit Islamik mijëra kilometra përtej kufijve të vendit, tha Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit.

Në një intervistë me rastin e ditëlindjes së Imam Huseinit (a.s) që është quajtur  Dita e Rojeve të Revolucionit, gjeneral Husein Salami deklaroi: "Duke pasur parasysh se kërcënimet janë bërë më komplekse, shtrirja e Gardës Revolucionare është zgjeruar. Nuk janë vetëm fushat e sigurisë dhe ato ushtarake që Garda Revolucionare mbron, por gjithashtu ajo kryen një mbrojtje kulturore dhe identitare". Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se misioni i Gardës Revolucionare nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe se ajo është pararojë në luftën kundër të gjitha problemeve që rrezikojnë dinjitetin dhe identitetin e kombit iranian. "Që nga dita e parë e përhapjes së Coronavirusit, ne mobilizuam të gjitha kapacitetet e Gardës Revoluciore dhe Forcat Vullnetare Basixh dhe përgatitëm të gjitha spitalet dhe spitalet fushore për të trajtuar pacientët e prekur nga Coronavirusi", theksoi ai. "Çdo problem i madh që i është imponuar kombit iranian është shndërruar në një mundësi të shkëlqyeshme për vendin", tha gjeneral Husein Salami  duke përmendur shembullin e luftës Iran-Irak (1980-1988) të imponuar nga arroganca botërore kundër Iranit si një nga ngjarjet më të mëdha me të cilat u përball Garda Revolucionare në fillimin e Revolucionit, çka përfundimisht rezultoi me ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.

 

Tags

Komente