Mars 28, 2020 20:10 Europe/Tirane
  • Urime përvjetori i lindjes së Hazetit Abas Ali (as)

Dita e nesërme (e Dielë), 4 Shaban i vitit 1441 Hixhri Kameri, që përkon me  29 Mars 2020, është përvjetori i lindjes së Hazretit Abul Fazl al-Abas i njohur ndryshe me emrin Abas Ali (as).

Në 4 Shaban të vitit 26 Hixhri, në qytetin e Medinës lindi Hazreti Abas (a.s.), i njohur me epitetet 'Hëna e Beni Hashemit', 'Flamurtari i Qerbelasë' dhe 'Saki'. Ai ishte djali i Imam Aliut, imamit të parë të myslimanëve shi'itë të botës. Nëna e tij e nderuar ishte Hazreti Umm al-Benin, e cila pas vdekjes së Hazretit Fatime Zahra (sa), pati nderin të martohet me Hazretin Ali (as). Hazeti Abul Fazl (as) është një nga martirët më epikë të kryengritjes së Ashures i cili, përmes vetëmohimit, devotshmërisë dhe martirizmit, ishte në gjendje të shprehte dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Imamit të kohës së tij, duke u bërë kështu një model i denjë i besnikërisë dhe sakrificës për ndjekësit e rrugës së të vërtetës. Me këtë rast, Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë myslimanët dhe njerëzit liridashës të botës për përvjetorin e lindjes së bartësit të flamurit të dashurisë dhe sakrificës.

 

Tags

Komente