Mars 29, 2020 11:06 Europe/Tirane
  • Ushtria iraniane krijon 7 mijë vende strehimi për përkujdesin shëndetësor

Ushtria e Iranit në kuadër të luftës kundër virusit korona, ka krijuar 7 mijë vendstrehime për akomodimin e pacientëve që janë përmirësuar nga virusi korona.

Kolonel Shahin Naghikhani, zëdhënësi i ushtrisë së Iranit ka thënë: Deri tani ushtria ka ndërtuar 32 spitale për t’i shërbyer popullit dhe të infektuarve me Covid-19 që kanë nevojë të shtrohen në spital. Ushtria përveç misionit të saj për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të vendit dhe të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, në kushtet aktuale është angazhuar për të luftuar virusin korona duke dhënë mbështetje për popullin. Deri tani ushtria iraniane në 21 provinca dhe rajone të vendit ka zbatuar misionin e dezinfektimit dhe pastrimit të ambientit. Gjithashtu për të zbuluar më parë personat që mund të jenë infektuar me virusin korona, ushtria ka zbatuar masat parandaluese. Virusi Korona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 190 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi gjysmë milion persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën me dhjetëra mijëra të tjerë.

Tags

Komente