Mars 30, 2020 15:42 Europe/Tirane
  • Jehona e letrës së kinematografëve  dhe artistëve iranianë drejtuar artistëve të botës

Letra e kinematografëve dhe artistëve iranianë drejtuar artistëve të botës në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 në Iran duke marrë parasysh sanksionet e padrejta të Amerikës, ka bërë jehonë të gjerë në mediat e botës.

Agjencia e lajmeve Sputnik në një raport të saj duke cituar letrën e kinematografëve dhe artistëve e Iranit drejtuar artistëve në anë e mbanë botës, ka shkruar: “Populli i Iranit sot po përballet me dy krizat, me një krizë të përbashkët me që quhet Korona të cilën e njihni edhe ju dhe me krizën e sanksioneve për të cilën urojmë që kurrë të mos e njihni!”

Në raportin e agjencisë së lajmeve Sputnik gjithashtu thuhet: “Për ne, artistët iranianë tani është me rëndësi që ta dimë se ju (artistët e botës) në lidhje me gjendjen e pacienteve të infektuar me virusin Korona, fëmijët dhe personat e moshuar që janë në prag të infektimit dhe në lidhje me mungesat shumë të dëmshme të shoqërisë mjekësore të Iranit në këtë krizë, çfarë mendoni dhe çfarë po flisni dhe çfarë masa po merrni?!”

Kjo letër e cila është nënshkruar nga qindra artistë të dalluar iranianë dhe është përkthyer e publikuar në gjuhët angleze, franceze, italiane, kineze dhe japoneze, ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë mediave botërore si gazetës “Corriere della Sera” dhe “Mundo” të Italisë. Gazeta italiane “Mundo” në një raport të saj ka publikuar një fotografi të tubimit të artistëve iranian në Teheran dhe i ka bërë jehonë kërkesës së tyre nga artistët e botës.

Letra e artistëve iranianë gjithashtu është publikuar edhe në faqen Festivalit të Filmit të Francës, agjencisë së lajmeve DW dhe në shumë media të tjera të botës si në Egjipt dhe Turqisë.

 

Tags

Komente