Mars 30, 2020 16:02 Europe/Tirane
  • Fillon prodhimi me shumicë i kiteve për diagnostikimin e Koronës në Iran

Kitat për diagnostikimin e virusit Covid-19 që janë prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit, ka filluar të prodhohen me shumicë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas gjeneral Azizi Delshad, shefi i zyrës për hulumtime industriale pranë Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Iranit, kita për diagnostikimin virusit Covid-19 e prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes së Iranit brenda 3 orëve mund të diagnostikojë sëmundjen me një precizitet shumë të lartë. Gjithashtu kjo kit për diagnostikim ka potencialin për të diagnostikuar të gjitha genomet e njohura në botë. Gjeneral Azizi shtoi: “Kjo kit përputhet plotësisht me të gjitha standardet e konfirmuar në këtë drejtim në botë dhe mund edhe të eksportohet”.

 

Tags

Komente