Mars 30, 2020 21:40 Europe/Tirane
  • Irak: Garda Revolucionare paralajmëron Amerikën

Një zyrtar i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për çdo sulm ndaj Rezistencës Irakiane.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tasnim, zv / komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit për çështje politike foli për raporte të sakta mbi planet e SHBA për të sulmuar grupet e rezistencës në Irak. Gjeneral brigade Jadollah Xhavani theksoi se amerikanët, duke kryer një lloj operacioni psikologjik, donin të arrinin objektivin e tyre. "Në këtë këndvështrim, ata kërcënuan grupet e rezistencës në Irak dhe Iran se do të përdorin forcën ushtarake," shtoi ai. "Ata kërkojnë, përmes një qasjeje të tillë, të ndikojnë në procesin politik në Irak dhe ta orientojnë atë në drejtimin që ata dëshirojnë, veçanërisht në lidhje me emërimin e Kryeministrit dhe formimin e qeverisë së re në këtë vend" tha ai. Duke ju referuar spekulimeve të mediave që paralajmërojnë një sulm të mundshëm amerikan kundër Rezistencës Irakiane, Gjeneral brigade Jadollah Xhavani paralajmëroi : "Nëse amerikanët dëshirojnë të marrin masa ushtarake nën iluzionin e përfundimit të Rezistencës në Irak dhe ndryshimit të situatës në rajonin strategjik të Azisë Perëndimore, ky padyshim që do të jetë një gabim strategjik më i keq sesa ato të bëra në 18 vitet e fundit në këtë rajon dhe ata do të pësojnë një humbje që nuk e kanë pësuar kurrë në të kaluarën ". "Rezistenca në rajon është sot një rezistencë e integruar," tha ai, duke përmendur se situata në rajon është thelbësisht e ndryshme nga ajo që mendohet nga amerikanët.

 

Tags

Komente