Mars 31, 2020 14:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Suksesi në përballje me virusin Korona në Iran, rezultat i mbështetjes së qytetarëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se suksesi aktual i personelit mjekësor të vendit në përballje me virusin Korona është rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së qytetarëve të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e shtabit kombëtar për administrimin e krizës dhe përballje me virusin Korona, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin që kanë treguar në respektimin e udhëzimeve dhe të gjitha programeve të qeverisë në përballjen me virusin Korona dhe ka deklaruar: “Në bazë të raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Irani në lidhje me statistikave dhe numrit të personave të infektuar me virusin Korona ka vepruar shumë mirë në krahasim me shumë vende të botës dhe ka një situatë më të mirë”.

Hasan Ruhani duke vlerësuar lartë punën e personelit mjekësor dhe shëndetësor të Iranit, shtoi: “Numri i personave të infektuar me virusin Korona që hyjnë në spitale në disa provinca të Iranit është reduktuar dhe në të kundërtën është shtuar numri i personave që po kurohen na kjo sëmundje”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke uruar Ditën e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: “41 vite më parë në një ditë si kjo, me votën e prerë të popullit iranian, sistemi i Republikës Islamike u miratuar dhe u shpall sistem shtetëror politik në Iran dhe sot republikanizmi dhe islami janë dy shtylla të rëndësishme të sistemit shtetëror dhe popullit të Iranit”.

Vlen të theksohet se pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në muajin mars të vitit 1979 u zhvillua referendumi gjithëpërfshirës për sistemin e Republikës Islamik në Iran.  

Tags

Komente