Mars 31, 2020 20:56 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Gabimi i parë i SHBA do të jetë edhe i fundit

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se armiqtë do të marrin një përgjigje dërrmuese në rast të "gabimit më të vogël" kundër Iranit.

Në një deklaratë të publikuar të martën, më 31 mars, për të shënuar përvjetorin e 41-të të krijimit të Republikës Islamike si një sistem qeverisjeje në Iran, Garda Revolucionare tha se "gabimi më i vogël i bërë nga armiqtë dashakeqë dhe aventurierë kundër Republikës Islamike të Iranit do të jetë gabimi i tyre i fundit ". Populli iranian votoi në një referendum në mars 1979 me një shumicë dërrmuese prej 98.2% për krijimin e Republikës Islamike. Deklarata shtoi se përgjigjet vendimtare nga fronti i Revolucionit Islamik do të ishin të pabesueshme dhe se armiqtë nuk do të kenë mundësinë as të pendohen. Në një pjesë të kësaj deklarate për shtyp, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se 41 vjet pas fitores së Revolucionit dhe themelimit të Republikës Islamike, megjithë planet diabolike të Arrogancës Botërore për të bllokuar, kufizuar dhe çmontuar këtë Revolucion, Republika Islamike dhe kombi iranian vazhdoi rrugën e tij drejt "një civilizimi të ri islamik". "Fryma, mendimi dhe diskursi i kësaj mrekullie të madhe (Republika Islamike) ka forcuar ndikimin e Iranit, madje edhe përtej rajonit strategjik të Azisë Perëndimore, dhe u shndërrua në një makth për pushtetarët amerikanë, izraelitë dhe aleatët e tyre keqbërës", thuhet në deklaratë. Garda Revolucionare mirëpret ngulitjen e kulturës së Rezistencës në botën myslimane falë përpjekjeve të kombit iranian dhe veçanërisht të Gardës Revolucionare në fushën e mbrojtjes duke shtuar se kjo ka krijuar një thellësi strategjike për Republikën Islamike dhe kapacitetet e nevojshme për të luftuar kërcënimet e armiqve në të gjitha fushat.

 

Tags

Komente