Mars 31, 2020 22:36 Europe/Tirane
  • Covid-19, mbulesë për të filluar luftën kundër Iranit?

Një revistë amerikane shkroi në një artikull se Presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij po kërkonin të shfrytëzonin mundësinë e përhapjes së pandemisë vdekjeprurëse të Coronavirusit, si një mbulesë për të filluar luftën kundër Iranit.

Në një artikull të shkruar nga Mehdi Hassan, revista amerikane The Intercept paralajmëroi kundër përdorimit të përhapjes së Covid-19 në të gjithë botën, si një mbulesë për luftën kundër Iranit. Në fillim të artikullit të tij, Mehdi Hassan theksoi se informacioni në lidhje me Coronavirusin ishte kudo dhe se nuk kishte rrugëdalje prej tij, duke shtuar se pandemia i kishte mposhtur të gjithë dhe të gjithë po flasin për të. Ai aludoi në artikullin e New York Times i cili pohoi të Premten se "Pentagoni kishte urdhëruar komandantët e tij ushtarakë në Irak të përgatitnin një sulm vdekjeprurës kundër njërit prej përbërësve të Hashd al-Shaabit" për të tërhequr për një moment vëmendjen drejt një teme ndryshe nga ajo e koronavirusit. Sipas raportit të New York Times, komandanti i lartë i Shteteve të Bashkuara në Irak, gjeneral-lejtnant Robert P. White, paralajmëroi në një shënim se një fushatë e tillë mund të ishte e përgjakshme dhe joproduktive dhe do të rrezikonte të shkaktonte një luftë me Iranin. Mehdi Hassan pastaj shtron një pyetje: "Çfarë lloj maniaku rrezikon një luftë të tillë në mes të një pandemie globale? " "Përgjigja është Presidenti Donald Trump, i ndihmuar dhe inkurajuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien". The Intercept raporton se çdo 10 minuta një iranian vdes nga Covid-19, ndërsa 50 njerëz janë infektuar në vend çdo orë. "Numri i vdekjeve po afron shpejt 3.000. Megjithatë, për Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, kjo është një" mundësi "për të çuar përpara axhendën e tyre luftënxitëse," vuri në dukje revista amerikane. Më tej në artikullin e tij, Hassan, duke përmendur gjeneral-lejtnant Robert P. White, paralajmëroi se "sa më shumë presion ka, aq më shumë përshkallëzim do të ketë". "Demokratët në Kongres nuk janë të gatshëm e as të aftë për të thirrur seanca dëgjimore mbi politikën e papërgjegjshme dhe të rrezikshme të administratës amerikane ndaj Iranit, në mesin e krizës aktuale të koronavirusit. Trump dhe këshilltarët e tij duket se nuk shqetësohen për implikimet kombëtare të shpërthimit të një lufte të re. Kjo është një administratë që shpall publikisht një grup të ri të sanksioneve ndëshkuese mbi ekonominë e trazuar të Iranit, ndërsa privatisht u bën thirrje komandantëve ushtarakë amerikanë që të intensifikojnë një konflikt me iranianët në tokën irakiane, " shkruan Mehdi Hassan. Ai thekson se për Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, shkatërrimi i ekonomisë iraniane nuk është i mjaftueshëm. "Ata janë të vendosur të shfrytëzojnë përhapjen e një sëmundjeje vdekjeprurëse si mbulesë për një luftë të re".

 

Tags

Komente