Prill 01, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian vlerëson masat dhe veprimet e forcave të armatosura të Iranit në përballje me epideminë Covid-19

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka vlerësuar lartë veprimet dhe masat e forcave të armatosura në përballje me virusin Covid-19.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në përgjigje ndaj raportit të gjeneral Muhamed Bagheri, shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, në fushën e përballjes me virusin Covid-19, deklaroi: “Falënderojmë të gjitha strukturat e forcave të armatosura dhe vlerësojmë lartë veprimet që kanë bërë në këto rrethana të ndjeshme”.

Gjeneral Bagheri i ka dorëzuar presidentit iranian një raport në lidhje me masat dhe veprimet e bazës shëndetësore dhe mjekësore “Imam Reza (a.s.)” të forcave të armatosura në përballje me epideminë Covid-19.

Forcat e armatosura të Iranit që nga dita e parë e shpalljes së rastit të parë të infektimit me virusin Korona në Iran, kanë vepruar përkrah autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit për t’u përballur me përhapjen e këtij virusi.

 

Tags

Komente