Prill 01, 2020 16:04 Europe/Tirane
  • Irani arrin nivelin e mjaftueshëm në prodhimin e kitave për diagnostikimin e virusit Korona

Kryetari i Institutit Pastor i Iranit vuri në dukje vetëmjaftueshmërinë e Iranit në prodhimin e kitave për diagnostikimin e virusit Korona dhe deklaroi: “Ministria e Ministrisë së Iranit është e gatshme për eksportimin e kitave dhe ofrimin e shërbimeve të mira për vendet fqinjë dhe vendet e rajonit”.

Alireza Bejgleri, kryetari i Institutit Pastor të Iranit, të mërkurën në konferencën për shtyp sot në Teheran, duke thënë se kitet e prodhuara në Iran posedojnë kapacitetin për testimin e personave të dyshuar edhe me shenja shumë të dobëta, shtoi: “Kitet të cilat aktualisht prodhohen dhe përdoren në Iran, janë kite për diagnostikim molekular të cilat janë të konfirmuar edhe nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nëse analiza kryhet në mënyrë të drejtë, atëherë përgjigja e analizës me këtë kit deri në 90% është e sigurt”.

Bejgleri vuri duke thënë se kitat për diagnostikim molekular prodhohen nga pesë kompani me bazë shkencore në Iran, theksoi: “Ky sukses i madh kombëtare është shënuar në kohën kur Irani ndodhet në rrethanat më të vështira të sanksioneve dhe nuk ekziston mundësia për kryerjen e transaksioneve bankare për të blerë kita nga vende të tjera”.

Kryetari i Institutit Pastor të Iranit në vazhdim tha se numri i laboratorëve special për diagnostikimin e virusit Korona në Iran ka shkuar në 90 laboratorë, ndërsa shtoi: “Ministria e Shëndetësisë së Iranit aktualisht ka mundësi të kryejë 20 mijë teste dhe arritja e këtij kapaciteti në kulmin e sanksioneve, tregon fuqinë e madhe të Iranit”.

Tags

Komente