Prill 01, 2020 22:24 Europe/Tirane
  • Ruhani: SHBA humbi një rast historik

Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mundësi historike për të korrigjuar gabimet e tyre duke hequr sanksionet kundër Iranit në mes të krizës së koronavirusit.

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të Mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mundësi unike për të korrigjuar disa nga gabimet e tyre në lidhje me Iranin duke hequr sanksionet e paligjshme që i kanë vendosur kombit iranian dhe duke lehtësuar luftën me epideminë vdekjeprurëse të koronavirusit. "Fatkeqësisht, amerikanët nuk kanë mësuar asgjë, madje edhe në këto rrethana akute dhe të vështira ndërkombëtare," tha Hasan Ruhani, gjatë një takimi të kabinetit në Teheran. "Ata nuk dinin se çfarë të bënin," tha ai, duke shtuar: "Ishte mundësia më e mirë historike që amerikanët të ndryshonin kursin e tyre të gabuar dhe të heqin sanksionet, dhe t'i thonin kombit të tyre, të paktën një herë, se "ne nuk jemi kundër kombit iranian". Amerikanët, shtoi Ruhani, "gjithmonë kanë vepruar kundër popullit iranian, dhe sot qëndrimi i tyre ndaj këtij populli është bërë më i qartë". "Administrata amerikane jo vetëm që nuk ka lehtësuar sanksionet ndaj iranianëve, por ka vendosur edhe më shumë sanksione ndaj vendit të prekur nga epidemia, nën një pretekst apo një tjetër", tha ai. Presidenti iranian shtoi: "Uashingtoni ka vendosur të ruajë sanksionet në një kohë kur pandemia ka prekur tërë bashkësinë ndërkombëtare dhe kur të gjithë duhet të mobilizojnë kapacitetet e tyre për të frenuar përhapjen e shpejtë të sëmundjes."

 

Tags

Komente