Prill 02, 2020 21:00 Europe/Tirane
  • Irani do t'i japë përgjigjen më të fortë SHBA-së nëse është në pyetje siguria e tij

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se Irani do të tregojë reagimin më të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni bën ndonjë veprim për të minuar sigurinë e Republikës Islamike.

"Nëse amerikanët ndërmarrin hapin më të vogël kundër sigurisë së vendit tonë, ata do të përballen me reagimin më të ashpër," tha gjeneralmajor Muhamed Bakeri të enjten në aludim ndaj veprimeve të fundit të ndërmarra nga ushtria amerikane në Irakun fqinj, të cilat nga shumë ekspertë janë parë si një prelud i një sulmi të mundshëm të SHBA mbi Njësitë e Mobilizimit Popullor (PMU) në Irak. "Ditët e fundit kemi dëshmuar një rritje të dukshme në aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Irak dhe në Gjirin Persik," tha gjeneralmajor Muhamed Bakeri. "Në frontet psikologjike dhe mediatike, ata (amerikanët) janë angazhuar në shpërndarje masive të lajmeve që tregojnë se ata kanë plane kundër grupeve të rezistencës në Irak dhe ndaj Hashd al-Sha'abit," tha gjenerali iranian duke shtuar: "Ne po i monitorojmë plotësisht aktivitete të tilla". Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ju referua aksioneve të ndërmarra gjatë javëve të fundit kundër bazave amerikane në të gjithë Irakun si "reagim i natyrshëm i" forcave të Irakut dhe forcave të rezistencës ndaj atentateve kriminale të kryera nga amerikanët" në vendin arab në fillim të janarit.

 

Tags

Komente