Prill 03, 2020 21:47 Europe/Tirane
  • Ushtria e Iranit paralajmëron SHBA-në: Mos hapni një front të ri

Kryetari i Qendrës për Studime Strategjike të Ushtrisë së Iranit ka theksuar se veprimi më i vogël nga forcat amerikane do të përballet me një reagim të furishëm.

I pyetur nëse një numër i luftëtarëve të Rezistencës janë vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak, Gjeneral Brigade Purdastan u përgjigj se armiku po përdorte strategjinë e spekulimeve, pasi ai nuk mund të arrinte objektivat e tij ndryshe. “Qarkullimi i thashethemeve për të arritur objektivat e tij; kjo është një shenjë e dobësimit të një armiku, që nuk di më se çfarë të bëjë përballë potencialeve të  jashtëzakonshme të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit ", tha të enjten 2 Prill Gjeneral Brigade Ahmed Reza Purdastan. Në një intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve, ISNA, kryetari i Qendrës së Studimeve Strategjike të Ushtrisë së Iranit, Gjeneral Brigade Ahmed Reza Purdastan, tha se ushtria iraniane dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike do ta bënin armikun të pendohej në rast të veprimit më të vogël armiqësor kundër Iranit. Zyrtari i lartë ushtarak iranian kujtoi se falë vigjilencës së frontit të Rezistencës, sulmet e fundit të Izraelit që synonin disa rajone në Siri nuk kishin shkaktuar dëme ose viktima. I pyetur mbi lajmet në lidhje me vendosjen e avionëve bombardues dhe helikopterëve sulmues të SHBA në Irak, Purdastan u përgjigj: "Situata aktuale në rajon nuk lejon që Shtetet e Bashkuara të hapin një front të ri." "Para se të hapnin një front të ri në Irak, amerikanët do të bënin më mirë të jepnin një ndihmë për banorët e New York-ut, Floridas dhe rajone të tjera të Shteteve të Bashkuara të cilët janë prekur fuqimisht nga kriza e koronavirusit," tha Purdastan.

 

Tags

Komente