Prill 04, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sabotimet e Twitter

Kompania Twitter për të penguar dhe parandaluar aktivitetet ndërkombëtare të zyrës botuese dhe publikut të Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik, ka vazhduar sabotimet e saj.

Më 31 mars kjo kompani ka mbyllur të gjitha llogaritë e qendrës informuese Khemenei.ir që ishin hapur në disa gjuhë të botës. Mbyllja e llogarive të Khamenei.ir nga kompania Twitter, ka ngjallur reagime të shumta sidomos në qarqet ndërkombëtare. Pikërisht kjo e detyroi kompaninë Twitter të rihapë llogaritë në gjuhën angleze dhe perse dhe më pas Twitter me një deklaratë ka pretenduar pezullimi u bë për arsye të përditësimit. Përkundër deklaratës së Twitter, llogaritë e Khamenei.ir në gjuhën franceze, arabe, ordu dhe sektori i videove vazhdojnë të jenë të mbyllura. Ndërkohë faqja Khamenei.ir në gjuhën spanjolle është fshirë totalisht nga Twitter pa dhënë asnjë lloj arsye dhe shpjegimi.

Tags

Komente