Prill 04, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Xhelali: Interesat e Amerikës bien ndesh me interesat e kombeve të botës

Ambasadori i Iranit në Rusi pasi përmendi kundërshtimin e Amerikës ndaj kërkesës botërore për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, deklaroi se interesat e Amerikës bien ndesh me interesat e kombeve në botë.

Kazem Xhelali, në një mesazh në rrjetin social Twitter vuri në dukje se sot në botë Amerika ndodhet në njërën anë dhe në anën tjetër ndodhet Bashkësia Ndërkombëtare dhe shtoi: Në kohën kur autoritetet e disa vendeve dhe sekretari i përgjithshëm i OKB kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj vendeve për tu përballur me virusin korona, autoritet amerikane përveçse e kundërshtojnë këtë kërkesë tallen me rolin e OKB në përballjen me këtë problem botëror. Sanksionet dhe kufizimet e Amerikës e bëjnë të vështirë luftën me virusin korona, mirëpo kombi iranian megjithë kushtet e sanksioneve vazhdon të rezistojë në luftën kundër Covid-19. Xhelali më herë njoftoi se deklarata e propozuar nga Rusia në AP të OKB për heqjen e sanksioneve ndaj të gjitha vendeve që përballen me virusin korona, ka hasur në kundërshtimin e disa vendeve mes tyre Amerika, BE, Anglia, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Tags

Komente