Prill 04, 2020 17:05 Europe/Tirane
  • Kryebashkiaku i Teheranit: Sanksionet e Amerikës po pengojnë përballjen e Iranit me virusin Korona

Kryebashkiaku i Teheranit në një artikull të publikuar në gazetën “The Guardian”, ka kritikuar shtimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit njëkohësisht me përhapjen e virusit Korona në botë dhe ka theksuar se sanksionet e paligjshme të Amerikës ka krijuar pengesa të mëdha në procesin e luftës së Iranit me virusin Korona.

Piruz Hanaçij, kryebashkiaku i Teheranit, në një artikull të publikuar në gazetën “The Guardian”, vuri në dukje faktin se tani nuk është koha e politikave hakmarrëse të vendeve kundër njëri-tjetrit dhe ka shtuar: “Përhapja e virusit Korona e ka bërë të qartë një të vërtetë për të gjithë dhe ajo është kjo se asnjë komb nuk mund të qëndrojë indiferent përball krizave globale. Për ta luftuar më mirë këtë krizë globale, politikat duhet ta përcaktojnë dhe kuptojnë se rruga e ndjekjes së interesave kombëtare nuk është e ndarë ose në kundërshtim me interesat globale dhe kundër përgjegjësisë së përbashkët të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj kësaj krize”.

Kryebashkiaku i Teheranit në vazhdim vuri në dukje infektimin e mbi 50 mijë qytetarëve iranianë me virusin Korona, kujtoi: “Sanksionet e SHBA-së, jo vetëm që ndalon individët dhe kompanitë amerikane të bëjnë tregti të ligjshme me Iranin, por këto sanksione ndalojnë edhe vendet dhe kompanitë e tjera për të zhvilluar tregti të ligjshme me Iranin duke përfshirë edhe shitjen e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore”.  

 

Tags

Komente