Prill 04, 2020 21:21 Europe/Tirane
  • Avionë luftarakë rusë ose kinezë, cilët do të zgjedhë Irani?

Balgreen Military, një sajt analitik specifik për çështjet ushtarake, u përqendrua në blerjen e mundshme nga Irani të avionëve luftarakë rusë ose kinezë.

Duke shpjeguar karakteristikat e secilit prej këtyre avionëve, ai arriti në përfundimin se avionët kinezë do të ishin një zgjedhje e preferuar. Duke krahasuar Mig-35 rus me atë kinez J-10, Balgreen Military shkruan: "Irani mund të zgjedhë të blejë këto dy lloje të avionëve luftarakë, të dy të gjeneratës 4+. Por në shikim të parë, MiG-35 ka manovrim më të lartë dhe radar më të fuqishëm, dhe lartësia dhe shpejtësia e tij e fluturimit janë më të larta. Raketa R-37M e këtij avioni ka një rreze 400 km, ndërsa raketa e prodhuar nga Kina PL-37 ka një rreze 300 km, por avioni kinez ka avantazhin e të qenit i pakapshëm nga radarët". Sajti shqyrtoi gjithashtu çështje politike dhe ekonomike dhe shkruante se Rusia në një moment refuzoi të dërgonte sistemin e mbrojtjes raketore S-300 në Iran, megjithë një marrëveshje të Moskës me Teheranin. Rusia ka respektuar në mënyrë të përsëritur rekomandimet perëndimore mbi dërgimin e armëve në Lindjen e Mesme, por Kina nuk i dëgjon rekomandimet e vendeve të tjera dhe është më e besueshme si një furnizues i armëve. Nga ana tjetër, Pekini po investon në prodhimin e raketave ajër-ajër, që do të thotë se J-10 do të pajisen me armë më të sofistikuara në të ardhmen. "Marrëdhëniet ekonomike, përfshirë pazaret midis Iranit dhe Kinës, janë një faktor në tendencën e Teheranit për të blerë avionë luftarakë kinezë", thotë Balgreen Military. J-10 është një aeroplan luftarak me shumë role. Ai mund të fluturojë në të gjitha kushtet atmosferike.

 

Tags

Komente