Prill 05, 2020 13:49 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare ndërton gjashtë spitale në rajone të ndryshme të Iranit

Komandanti i bazës “Naxhaf Ashraf” të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se gjashtë spitale të përkohshme janë ndërtuar nga Garda Revolucionare në rajone të ndryshme të Iranit me qëllim të përballjes me virusin Korona.

Gjeneral Muahmed Nazar Azimi, komandanti i bazës “Naxhaf Ashraf” të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, në ceremoninë e fillimit të operacioneve “Mbrojtja Biologjike” nga ana forcave tokësore të Gardës Revolucionare në provincën Hamedan, ka thënë: “Garda Revolucionare që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona, ka aktivizuar të gjitha kapacitetet dhe potencialet e veta për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit. Përveç personelit shëndetësor të Gardës Revolucionare, janë aktivizuar edhe forcat e pensionuara të cilat kanë specializim në fushën e shëndetësisë dhe janë duke ofruar shërbime për qytetarët në provinca të ndryshme të Iranit”

Vlen të theksohet se operacioni “Mbrojtja Biologjike” ka filluar në bazën “Naxhaf Ashraf” nga forcat tokësore të Gardës Revolucionare duke përfshirë tre provincat Hamedan, Ilam dhe Kermanshah me pjesëmarrjen e njësive të ndryshme të forcave tokësore për përballje biologjike me virusin Korona”.

 

Tags

Komente