Prill 06, 2020 19:47 Europe/Tirane
  • Irani blindon brigjet e Hormuzit

Që nga e diela e 5 prillit, bregdeti jugor i Iranit nuk ka sekrete për të fshehur: bateritë e raketave anti-ajrore, njësitë e raketave detare dhe anti-anije shfaqen në imazhet e filmuara në ishullin iranian Keshm, një nga selitë e komandës së Marinës iraniane.

Këto pajisje kanë për objektiv ngushticën e Hormuzit dhe ato janë dislokuar pasi Amerika kërcëoi. Të mërkurën e kaluar, Donald Trump e pa të arsyeshme të kërcënonte Iranin dhe Rezistencën e Irakut se do t'i "bëjë ata të paguajnë shtrenjtë" nëse trupat amerikane, të pranishme në mënyrë të paligjshme në Mesopotami, do të ishin në shënjestër të raketave të Rezistencës. Duket se Trump e ka të nevojshme të rifreskojë pak kujtesën e tij. Po ashtu, një demonstrim i parë iranian i forcës nuk vonoi shumë: USS Bataan, një anije sulmuese amfibe amerikane që, përveç të tjerave, mori pjesë në pushtimin e Irakut në vitin 2003, në sulmin e SHBA dhe NATO në 2011 në Libi, e cila kishte qenë në Gjirin Persik që nga janari i vitit 2020, pra pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, u interceptua nga forcat detare iraniane. Anija amfibe me të cilën marinsat pa dyshim kishin besuar se do të kryenin operacione të mundshme zbarkimi në jug të Iranit, u rrethua papritmas nga anijet e Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa raketat iraniane tokë-det ishin kyçur drejt saj. Garda Revolucionare publikoi imazhe video të operacionit, ku anija luftarake amerikane u shoqërua nga forcat detare iraniane gjatë gjithë kalimit të saj në ngushticën e Hormuzit. Marina amerikane, e cila aktualisht po përballet me perspektivën e tmerrshme të rebelimeve brenda saj për shkak të paaftësisë së komandës detare amerikane për të menaxhuar krizën e Covid-19, nuk është bërë e gjallë dhe anija luftarake amfibe USS Bataan preferoi të gëlltisë pështymën dhe të kalojë pa shkaktuar ndonjë histori. Al-Masdar News shkruan: "Dihet që ushtria amerikane nuk ndërmori asnjë veprim agresiv kur kaloi ngushticën e Hormuzit, në mënyrë të qartë e vetëdijshme për pasojat katastrofike të çdo provokimi. Për shkak se veprimi më i vogël do të kishte shkaktuar një stuhi zjarri të kombinuar nga raketat iraniane, ndërsa aeroplanët amerikanë nuk do të kishin kohë as t’i kundërviheshin, sepse njësitë kundërajrore iraniane ishin në gatishmëri në brigjet iraniane”. Al-Masdar News shtoi: "Irani ka vendosur dhjetëra sisteme raketash në ngushticën e Hormuzit për t'i demonstruar Shteteve të Bashkuara vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund çdo shkeljeje të ujërave të tij territoriale, cilido qoftë shkaku. Specialistët, nga ana tjetër, tërhoqën vëmendjen për gjendjen e anijes amfibe amerikane, e cila, gjykuar nga imazhet video të paraqitura, nuk është aspak më e mira! " Në fund të vitit 2019, komandanti i përgjithshëm i Forcës Hapësinore Ajrore të Gardës Revolucionare, gjeneral Haxhizadeh kishte raportuar zhvillimin e raketave iraniane tokë-det me një rreze prej 700 kilometrash: "Ne kemi pasur sukses në prodhimin e raketave tokë-det që mund të godasin çdo anije 700 kilometra larg," tha gjeneral Haxhizadeh ndërsa theksoi se raketat iraniane me një interval nga 200 në 2,000 kilometra tani kanë një kapacitet sulmues preciz. Shumë kërcënime për USS Bataan për t'i lejuar asaj fantazinë më të vogël!

 

Tags

Komente