Prill 07, 2020 23:24 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk ka nevojë për bamirësinë e Trump / SHBA të mos bllokojnë shitjen e naftës iraniane

Duke vënë në dukje se Republika Islamike nuk ka nevojë për bamirësinë e qeverisë amerikane, ministri i jashtëm iranian theksoi nevojën për të hequr sanksionet e Uashingtonit kundër Teheranit.

Muhamed Xhavad Zarif të martën në Twitter ka tërhequr vërejtjen se Irani është i pasur me burime njerëzore dhe natyrore dhe tha: "Republikës Islamike nuk i duhet bamirësia e Donald Trumpit, i cili duhet të blejë aparate frymëmarrjeje nga të njëjtat burime të cilave u ka vendosur sanksione." "Teherani kërkon nga presidenti i Shteteve të Bashkuara që të mos pengojë shitjen e naftës dhe produkteve të tjera iraniane dhe të mos pengojë Iranin në plotësimin e nevojave të tij dhe të gjenerojë të ardhura me anë të prodhimit" tha shefi i diplomacisë iraniane. Megjithë shpërthimin e virusit vdekjeprurës Korona në botë dhe nevojës për një luftë gjithëpërfshirëse kundër tij, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të insistojnë të vazhdojnë qasjen e saj të sanksioneve brenda kornizës së politikës së presionit maksimal kundër Iranit dhe ka bllokuar në mënyrë të paligjshme disa burime financiare dhe kapitale iraniane jashtë Iranit.

Tags

Komente