Prill 08, 2020 16:43 Europe/Tirane
  • Nëndetësja e llojit “Ghadir” i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit

Nëndetësja e llojit “Ghadir” pas kryerjes së fazës së riparimit, sot (të mërkurën) në portin Bandarabas në jug të Iranit i është bashkuar flotës nëndetëse në zonën e parë të forcave detare të ushtrisë së Iranit.

Nëndetësja iraniane e llojit “Ghadir” është projektuar për ujërat e Gjirit Persik dhe të Detit Oman dhe posedon kapacitete të lartë në zhytje dhe ngritja dhe manovrim.

Gjatësia e kësaj nëndetëse është 29 metra dhe posedon kapacitetin për hedhjen e raketave nga dy platforma të përparme, instalimin e llojeve të ndryshme të minave detare, transportimin e forcave komando dhe disa llojeve të raketave të tjera.

Agjencia e lajmeve IRIB bëri të ditur se nëndetësja e llojit “Ghadir” është lëshuar në ujë gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e funksionarëve të forcave detare të ushtrisë së Iranit.

 

Tags

Komente