Prill 08, 2020 17:03 Europe/Tirane
  • Ruhani: FMN dhe Banka Botërore të kryejnë detyrat e veta

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se FMN dhe Banka Botërore duhet të kryejnë detyrat e veta, deklaroi se në këto rrethana të vështira, nëse këto institucione nuk kryejnë përgjegjësinë e vet, atëherë bota do të perceptojë diçka tjetër nga kjo çështjeje.  

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë ka thënë se Irani gjatë 50 viteve të kaluara nuk ka kërkuar ndihmë nga FMN dhe njëkohësisht ka kryer përgjegjësinë e vetë, ndërsa shtoi: “Nëse FMN bënë diskriminim mes Iranit dhe vendeve të tjera, atëherë me padyshim se ky veprim nuk do të jetë i pranueshëm”.

Hasan Ruhani duke shpjeguar qasjen e njëanshme të Amerikës, theksoi: “Amerika gjithnjë ka ndjekur politikë të njëanshme ndërsa edhe në rrethanat e krizës së virusit Korona përsëri po ndjek të njëjtën rrugë të gabuar”.

Presidenti iranian duke thënë se Shtëpia e Bardhë përveç në çështjet ekonomike, edhe në çështjet shëndetësore po ndjek politikë terroriste, shtoi: “Në krizën e virusit Korona, amerikanët kanë shkelur rezolutën e vitit 2006 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bazë të të cilës të gjithë popujt duhet të bashkëpunojnë në përballje me këtë sëmundje epidemike. Ky turp historik do t’i mbetët klasës sunduese të Amerikës që po vazhdon presionet mbi popullin e Iranit edhe në këto rrethana të vështira. Mirëpo pavarësisht këtyre presioneve, populli iranian do të vazhdojë rezistencën e vet dhe aktualisht Irani ka shënuar suksese të rëndësishme në prodhimin e kitave për testime ndaj virusit Korona dhe këto suksese po vazhdojnë për çdo ditë e më tepër në fusha të ndryshme”.

 

Tags

Komente