Prill 08, 2020 22:42 Europe/Tirane
  • Urim për ditëlindjen e Imam Mehdiut

Dita e nesërme 15 Shaban e vitit 1441 Hixhri Kameri që përkon me  9 prill të vitit 2020, është përvjetori i lindjes së bekuar të Imam Mehdiut, imami i 12-të dhe i fundit i myslimanëve shi'itë.

Imam Mehdiu ka lindur në gjysmën e muajit Shaban në vitin 255 Hixhri Kameri. Me këtë rast besimtarët iranianë në të gjithë Iranin islamik festojnë ditëlindjen e këtij hazreti, por këtë vit për shkak të pandemisë së Covid-19, ceremonitë dhe tubimet në qendrat fetare dhe kulturore të vendit janë anuluar. Babai i Imam Mehdiut është Imam Hasan Askari (as) ndërsa nëna e tij është zonja e nderuar Narges (bija e një perandori romak). Pas martirizimit të Imam Hasan Askari (as) në vitin 260 hixhri, filloi periudha e mungesës së vogël të Imam Mehdiut e cila vazhdoi deri në vitin 329 hixhri. Gjatë kësaj periudhe, Hazreti Mehdi i ndoqi çështjet e njerëzve përmes katër të deleguarve të tij. Periudha e mungesës së madhe të Imamit të Kohës ka filluar në vitin 329 hixhri. Me urdhrin e Zotit të Plotfuqishëm, ky Imam i ndritur do të shfaqet për ta mbushur botën me drejtësi, dashuri dhe begati, kur ajo të jetë kapluar nga padrejtësitë, urrejtjet dhe mjerimi. Me rastin e ditëlindjes së Imam Mehdiut, radiotelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit, shpreh urimet për të gjithë myslimanët në të gjithë botën dhe sidomos për myslimanët shi'itë.

 

Tags

Komente