Prill 09, 2020 07:21 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Nuk ka asnjë kufizim nga aspekti teknik

Zëdhënësi i AEAI duke vënë në dukej se në sferën teknik për Teheranin nuk ka asnjë lloj kufizimi tha: Irani në fushën e hulumtimeve dhe zhvillimin e pasurimit të uraniumit ka kapacitetin e duhur për të prodhuar çdo lloj dhe në sasi të ndryshme centrifugat e tij.

Behruz Kamalvandi, zëdhënës i AEAI, në kuadër të 14-vjetorit të ditës kombëtare të teknologjisë bërthamore deklaroi: Me hedhjen e hapit të pestë, praktikisht ne në sektorin teknik nuk kemi asnjë kufizim dhe kjo nënkupton se industria bërthamor në vend mund të bëjë hulumtime dhe progrese sa herë që ta shohë të nevojshme. Tani kemi arritur në kapacitetin e prodhimit që kemi pasuri përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore edhe pa shtuar numrin e centrifugave. Kamalvandi deklaroi se për shkak të përhapjes së virusit korona është shtyrë ceremonia e prezantimit të 122 produkteve të reja atomike dhe tha: Këto produkte lidhen me sektorin e mjekësisë, industrisë dhe energjisë. Zëdhënësi i AEAI ndër të tjera shtoi: Në mesin e këtyre produkteve të reja janë disa radio-medikamente që përdoren për të luftuar me kancerin, disa pajisje që përdoren në nëndetëse dhe në anije, laser me kapacitet të lartë dhe të mesëm veprimi, etj.

Tags

Komente