Prill 09, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Nevoja e sotme e njerëzimit për shpëtimtarin, e paparë gjatë gjithë historisë

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit nevojën e thellë dhe të gjerë të njerëzimit të sotëm për shpëtimtar e ka quajtur të paparë përgjatë gjithë historisë dhe theksoi në kuptimin e vërtetë dhe konstruktiv të konceptit të pritjes së shpëtimtarit si një shpresë për zgjidhjeje, agim dhe veprim drejt arritjes në një të ardhme të ndritur.

Ajetullah Khamenei theksoi: “Populli i Iranit në sprovën e fundit në përballje me epideminë Korona, ka vepruar shkëlqyeshëm dhe sjellja e përgjithshme në respektimin e udhëzimeve dhe këshillave mjekësore është në nivel të mirë”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e enjte në fjalën e tij me rastin e festës në mes të muajit Shaban të kalendarit hixhri kameri gjatë fjalimit televiziv drejtpërdrejtë, uroi përvjetorin e lindjes së imamit të dymbëdhjetë Imam Mahdi (a.xh) dhe duke iu drejtuar popullit iranian, myslimanëve dhe të gjithë liridashësve të botës; shkencën, arsyen dhe eksperiencën i konsideroi prej mirësive të mëdha hyjnore dhe faktorëve që zgjidhin shumë prej problemeve, por tha: “Shkenca dhe arsyeja ashtu siç është vërtetuar deri më tani, nuk mund të zgjidhin problemin e padrejtësisë, prandaj realizimi i kësaj aspirate të përhershme të njerëzimit ka nevojë për ndërhyrjen e fuqisë hyjnore dhe pikërisht për këtë arsye, misioni i madh i Hazreti Imam Mahdijut (a.xh.) është mbushja e tokës me drejtësi dhe barazi”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje krizën e krijuar për shkak të përhapjes së virusit Korona në botë dhe tha se kjo çështjeje është një sprovë e përgjithshme dhe e çuditshme për qeveritë dhe popujt, ndërsa shtoi: “Pritja e paraqitjes së Shpëtimtarit ka edhe kuptimin e agimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe lehtësimit pas vështirësive, prandaj për këtë arsye njeriu i cili pret shpëtimtarin nuk zhgënjehet dhe nuk humb besimin as në rrethana të tilla dhe me ruajtjen e qetësisë së vet, e di shumë mirë se kjo situatë me padyshim se do të ndryshojë”.

Ajetullah Khamenei duke kujtuar sjelljen dhe veprimin e botës perëndimore në krizën e virusit Korona dhe duke numëruar disa shembuj të këtyre veprimeve të pahijshme si konfiskimi i maskave dhe pajisjeve të tjera mjekësore të vendeve të ndryshme nga ana e disa shteteve evropiane dhe Amerikës, vërshimi i njerëzve drejt dyqaneve dhe supermarketave dhe shpërthimi i grindjeve mes njerëzve për shkak të disa letrave të tualetit, pritja e njerëzve në radhë për të blerë armë, moskurimi i personave të moshuar dhe vetëvrasja e njerëzve nga frika e virusit Korona, deklaroi: “Në rrethanat e përballjes me krizën e virusit Korona, kultura dhe civilizimi i Perëndimit tregoi produktin e vet dhe ky është rezultat i natyrshëm i filozofisë që sundon mbi civilizimin perëndimor i bazuar në individualizëm, në materializëm dhe kryesisht në ateizëm”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu luftën e parë dhe të dytë botërore, luftën e Vietnamit dhe sulmin ushtarak të Amerikës ndaj Afganistanit dhe Irakut, i vlerësoi ngjarje të tjera të rëndësishme dhe të mëdha gjatë viteve të kaluara dhe tha: “Përhapja e virusit Korona nuk duhet të bëhet shkak që njerëzit të harrojnë padrejtësinë dhe dhunën e fuqive arrogante ndaj popujve të ndryshëm të botës si ndaj popujve të Palestinës dhe Jemenit. Gjithashtu nuk duhet të tregojnë neglizhencë ndaj komploteve dhe armiqësisë së fuqive arrogante të botës, sepse përkundër asaj që mendojnë disa se nëse nuk bëjmë armiqësi as ata nuk bëjnë armiqësi, armiqësia e fuqive arrogante të botës është me themelin e sistemit të Republikës Islamike dhe me demokracinë fetare dhe me vet popullin iranian”.

Tags

Komente