Prill 09, 2020 14:05 Europe/Tirane
  • Kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Turqisë bisedojnë për kontrollin e virusit Korona

Kryetari i Parlamentit të Iranit në një bisedë telefonike me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, ka biseduar në lidhje me veprimet e përbashkëta të të dy vendeve për ta ndalur përhapjen e virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mustafa Shentop, kryetari i Parlamentit të Turqisë, ditën e enjte në një bisedë telefonike me Ali Larixhani, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit, shprehu keqardhje për infektimin e kryeparlamentarit iranian me virusi Korona dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimet dhe veprimet e përbashkëta mes Turqisë dhe Republikës Islamike të Iranit për ta vendosur nën kontroll epideminë Korona.

 

Tags

Komente