Prill 10, 2020 07:11 Europe/Tirane
  • Reisi zhvillon bisedë telefonike me Hanie: Gaza burgu më i madh në bot ë

Kryetari i sistemit juridik të Iranit, ditën e enjte zhvilloi një bisedë telefonike me Ismail Hanie kreu i zyrës politikës të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas. Në këtë bisedë Ajetollah Sejed Ibrahim Reisi, shprehu shqetësimin e thellë mbi gjendjen e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist të cilët kërcënohen nga virusi korona dhe tha: Sionistët e kanë kthyer Gazën në burgun më të madh në botë.

Ibrahim Reisi këtë bisedë telefonike e mbajti njëkohësisht me ditën botërore të nevojtarëve dhe gjysmën e Shabanit, ditën e lindjes së hazretit Mehdi, e quajti ditë të shpresës për myslimanët dhe njerëzimit dhe shpresoi se me bekimin e kësaj dite të madh ditët e Shabanit që lidhen me profetin e nderuar të islamit (s.a.v.s), do të rezultojnë me çlirimin e Gazës. Kreu i sistemit juridik të Iranit pasi vuri në dukje se çlirimi i Kodsit të shenjtë nga pushtuesi sionist është dëshira më e madhe e kombit iranian dhe e myslimanëve të botës shtoi se sot Gaza mbahet e rrethuar nga pushtuese dhe kjo nuk është e pranueshme për asnjë mysliman dhe asnjë njeri liridashës në botë. Ajetollah Reisi gjithashtu vuri në dukje se liridashësit e botës duhet të mblidhen për të protestuar kundër shtypjes që i bëhet populli palestinez dhe shtoi se heshtja e OKB dhe organizatave pretenduese për mbrojtjen e drejtave të njeriut ndaj shtypjes që sot i bëhet popullit në Gaza, është veprim i habitshëm dhe tregues se interesat e tyre politike janë primare ndërsa të drejtat e njeriut në sfond të dytë. Kreu i zyrës politike të Hamasit nga ana e tij ka vlerësuar dhe falënderuar liderin suprem dhe popullin iranian për mbështetjen ndaj popullit të palestinez dhe Gazës dhe theksi vendosmërinë për të vazhduar rezistencën përballë regjimit sionist deri në fitore.

Tags

Komente