Prill 10, 2020 12:22 Europe/Tirane
  • Iran, kurohen mbi 35 mijë persona të infektuar me virusin Korona, shkon në 4.232 numri i të vdekurve

Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se numri i personave të infektuar me virusin Korona që janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet me gjendje të përgjithshme të mirë ka shkuar në 35.465 persona.

Kejanosh Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 1.972 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 68.192 persona".

Ai shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 35.465 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”.

Xhahanpur në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 122 persona të infektuar me virusin Covid-19 kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 4.232 persona".

Xhahanpur gjithashtu tha: "3.969 persona të infektuar me virusin Covid-19 ndodhen akoma në gjendje kritike në repartet intensive të spitaleve".

Tags

Komente