May 21, 2020 23:53 Europe/Tirane
  • Intifada e popullit palestinez ka mbërritur në Tel Aviv

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major Muhamed Bakeri, tha se "intifada e popullit palestinez është përhapur përtej territoreve të okupuara dhe ka hyrë në një fazë vendimtare", duke theksuar se "në rrugët e Tel Avivit, po pëshpëritet zhdukja e Izraelit.

Gjenerali Muhamed Bakeri në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Kudsit, tha: "Historia tragjike e Palestinës me marrëveshjen shekullit të Trump, tradhëtia e vendeve të prapambetura arabe dhe e disa mbrojtësve të rremë të al-Kudsit dhe aspiratat e popullit të shtypur palestinez, lejuan që Kryengritja Palestineze të përhapet edhe jashtë territoreve të okupuara dhe të hyjë në një fazë vendimtare pas përpjekjeve të normalizimit të marrëdhënieve politike me entitetin uzurpues dhe vrastar sionist ". Sipas Farsnews, Gjeneral Bakeri theksoi se "Sionizmi, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre dhe duke kryer krime për 72 vjet, është imponuar me dhunë dhe me gjakderdhje në Tokën e Shenjtë. Është bërë e qartë sot që ata që mbështesin padrejtësinë kundër popullit palestinez dhe okupuan tokën e të parëve të tij, janë bllokuar në një kurth të madh aksidentesh dhe problemesh dhe nuk janë më në gjendje të garantojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e entitetit sionist ”. Ai shtoi: "Thellësia strategjike e diskursit të rezistencës palestineze, ndikimi i saj i përgjithshëm në gjeografinë e Kudsit dhe territoreve përreth, ka dobësuar vullnetin e okupatorëve, deri në atë pikë sa që në rrugët dhe kazermat në Tel Aviv është pëshpëritur zhdukja e Izraelit ".

 

Tags

Komente