May 23, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Dita e çlirimit të qytetit Khorramshahr

23 maji është dita e çlirimit të qytetit Khorramshahr në jugperëndim të Iranit në vitin 1982.

Kjo ditë në kalendarin historik të Iranit është quajtur dita e Rezistencës, Flijimit dhe e Fitores. Përgjatë periudhës së mbrojtjes së lavdishme, janë regjistruar shumë ditë në kalendarin historik të Iranit dhe data e çlirimit të qytetit Khorramshahr nga agresioni 8-vjecar i regjimit të Sadamit kundër Iranit, është një prej ditëve të caktuara dhe simbolike të periudhës së luftës së imponuar. Epopeja e çlirimit të qytetit Khorramshahr ka rëndësi jo vetëm nga aspekti ushtarak dhe kulturor, por ajo ka rëndësi edhe për faktin se ajo është bërë shkak që të forcohet akoma më shumë vullneti anti-pushtues i popullit iranian. 23 Maji jo vetëm që të rikujton çlirimin e Khorramshahrit por të rikujton edhe qëndresën, sakrificën dhe flijimin e luftëtarëve iranianë në mbrojtje të Iranit Islamik nga sulmet e armikut. Irani dhe iranianët sot rikujtojnë edhe një herë çlirimin e qytetit Khorramshahr dhe më këtë rast bien zilet e shkollave dhe i gjithë populli i Iranit Islamik përkujton këtë ditë të madhe në historinë e vendit.

Tags

Komente