May 23, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Letra e kreut të organizatës së sistemit mjekësor të Iranit drejtuar kreut të OKB

Kreu i organizatës së sistemit mjekësor të Iranit në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB ka kërkuar përkushtim serioz në kërkesën online të shoqërisë mjekësore të Iranit për përgjigje ndaj sanksioneve të padrejta të Amerikës.

Muhamed’reza Zafar’kanadi, kreu i organizatës së sistemit mjekësor të Iranit, duke iu drejtuar Antonio Guterres sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se sanksionet amerikane kanë penguar qasjen në medikamente dhe pajisje mjekësore dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe bie ndesh me të gjitha parimet morale. Më herët edhe Ismail Bagaji Hamana ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në zyrën e OKB në Gjenevë, në një letër drejtuar Tedron Adhanom drejtori i përgjithshëm i OBSH, e ka cilësuar qeverinë amerikane si bashkëpunëtore e virusit korona në vrasjen e njerëzve. Kërkesa e shoqërisë mjekësore të Iranit drejtuar funksionarëve të organizatave dhe organeve ndërkombëtare është një veprim për të mbrojtur të drejtat e të gjitha vendeve dhe tregues i realitetit se sanksionet amerikane janë kërcënim serioz i shëndetit publik të botës. Nga kjo pikëpamje, është e nevojshme shqyrtimi i pasojave të këtij veprimi kriminal të Amerikës, e cila ka rëndësi botërore pasi nga ajo varet fati i të gjithë popujve. Edhe pse kombi iranian në përballje me presionet dhe sanksionet mizore të Amerikës ka rezistuar përballë virusit korona duke shfrytëzuar burimet dhe potencialet vendase, mirëpo sic ka thënë edhe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit: Që përpjekja botërore të japë rezultat duhet pranuar se i gjithë rruzulli tokës është fushë beteje dhe nëse një vend kudo që ai ndodhet në këtë botë, e gjitha bota ka dështuar. Është e drejtë e shoqërisë botërore që të shprehë shqetësime mbi pasojat e terrorizmit shëndetësor dhe të medikamenteve të Amerikës dhe pengesave që ka krijuar ky vend për luftën kundër virusit korona. Sa i përket kësaj Said Namaki ministër i shëndetësisë së Iranit në 66-vjetorin e takimit të ministrave të shëndetësisë së rajonit të Mesdheut Lindor që u organizua nga OBSH, ka thënë: OBSh duhet të ndalojë kërcënimet, dëmtimet dhe padrejtësitë që luftënxitësit dhe përçarësit u bëjnë njerëzve në të gjithë botën. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, gjithashtu ditën e premte duke vënë në dukje se vendimet dhe veprimet anormale të Amerikës në nivel botëror kanë arritur një pikë të konsiderueshme shtoi se qeveria amerikane në 3 vitet e kaluara ka shkelur të gjitha akordet dhe traktatet ndërkombëtare dhe ka dëmtuar të gjitha ligjet dhe normat botërore.

Tags

Komente